Një person tjetër vdes nga uria në Gaza

Një person tjetër ka vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës, të cilin Izraeli e ka zhytur në uri duke mbyllur pikat kufitare dhe duke kufizuar ndihmën, transmeton Anadolu.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh, përmes një postimi në llogarinë e tij në Telegram tha se i riu palestinez Hammade Warsh al-Agha, i cili nuk kishte sëmundje përpara se zia e bukës të intensifikohej në Gaza, vdiq nga kequshqyerja.
Ai tha se Izraeli nuk mjaftohet vetëm me bombardimet dhe shkatërrimin, por po vret mijëra njerëz të pafajshëm duke i lënë të uritur dhe të privuar nga nevojat e tyre më themelore. Al-Bursh theksoi se Agha, i cili vdiq në moshë të re, meritonte të jetonte një jetë dinjitoze, por pushtimi dhe rrethimi e penguan atë të realizonte ëndrrat e tij.
Në pamjet, të cilën Al-Bursh i shtoi deklaratës së tij edhe një video ku tregohet gjendja pas vdekjes, tërheqin vëmendje shenjat e kequshqyerjes që janë qartë të dukshme në trupin e dobësuar të Aghas.
Në një deklaratë me shkrim sot nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza thuhet se tre palestinezë të tjerë vdiqën nga uria në 24 orët e fundit në Gaza, të cilën Izraeli e ka çuar në uri duke mbyllur portat kufitare dhe duke kufizuar hyrjen e ndihmave, dhe se numri i atyre që kanë vdekur për shkak të urisë që nga 7 tetori është rritur në 303, prej të cilëve 117 janë fëmijë.