Një përbindësh izraelit që u hoq qafe në Gaza

Pak ditë më parë, luftëtarët e Gazës vranë një nga ushtarët më ekstremë izraelitë, kapiten Avraham ben Pinhas. Një mik i këtij përbindëshi përshkroi pikërisht se çfarë mostre vrasëse ishte ai, e raportuar kjo nga gazetari i njohur palestinez Younis Tirawi.

“Avrahami hyri në këtë luftë me një dëshirë të madhe në emër të Izraelit. Ai ishte shumë i lumtur që hyri në Gaza dhe drejtonte sulmet. Ai donte të vriste dhe të shkatërronte sa më shumë që të ishte e mundur që e gjithë bota të kuptonte se çfarë po ndodhte me ata që po ngatërroheshin me Izraelin.

Më tha se në fillim vendosi të numëronte sa vrau. Në fillim numëronte ata që i vriste me mitraloz, granata e deri me shtypje me tank. Por më vonë vendosi që ata që vriste me granata të mos i përfshinte në numrin e të vrarëve.

Ai gjithashtu informoi ekipin e tij se do të ndalonte së shtypyri njerëzit me tank dhe do të vazhdonte të vriste vetëm me MAG (mitraloz) sepse ishte i lodhur nga pastrimi i zinxhirëve të tankeve (nga mbetjet e palestinezëve të shtypur). Pas një kohe relativisht të shkurtër, ai arriti në rreth 30 vrasje dhe vendosi se nuk kishte më energji për të vazhduar numërimin.”

Në ushtrinë izraelite ka mijëra përbindësha të tillë që kanë kryer krime të tilla të papara. Përveç kryerjes së krimeve të tmerrshme, ata, si ky përbindësh, Avraham ben Pinhas, janë krenarë dhe mburren për këtë. Fatkeqësisht për të, ai përfundoi në listën e ushtarëve të vrarë izraelitë. E tashmë ka një llogari për të dhënë para Zotit, ku siç Zoti vet e ka bërë të qartë, e pret tmerri i përjetshëm i asaj bote.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button