Një palestinez me aftësi të kufizuara goditet me thikë nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

Një palestinez me aftësi të kufizuara është goditur sot me thikë nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se mjekët e saj transferuan një 20-vjeçar në një spital në qytetin verior Tubas, pasi ai u godit me thikë në bark nga kolonët e paligjshëm.
Nuk u dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e sulmit.
Sulmi me thikë erdhi ndërsa ushtria izraelite vazhdoi bastisjet vdekjeprurëse në veri të Bregut Perëndimor, ku mbi 60 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë zhvendosur që nga muaji i kaluar.
Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ku, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 923 palestinezë janë vrarë dhe rreth 7.000 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve të paligjshëm që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.