Një nxënës ka sulmuar me armë zjarri në SHBA, ka të vdekur dhe të plagosur

Një nxënës hapi zjarr duke vrarë një person e plagosur tre të tjerë, në një gjimnaz në Iowa, SHBA. Mediat vendase raportojnë se të plagosur kanë mbetur dy nxënës dhe një pjesëtar i komunitetit të shkollës. Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, autori i sulmit është vetëvrarë.
Dëshmitarët okularë rrëfyen tmerrin duke përshkruar frikën e nxënësve, të cilët qanin dhe përqafonin prindërit e tyre.

“Është e tmerrshme. Njerëzit po luftojnë për jetën”, tha drejtoresha e shkollës.

Në vendngjarje ka mbizotëruar paniku, teksa kanë mbërritur automjete të shumta të policisë, ambulanca dhe zjarrfikëse. Në të njëjtën kohë, helikopterët mbërritën për të marrë të plagosurit dhe për t’i dërguar në spitale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button