Një kamion është përmbysur në rrugën Shkup – Bllacë, komunikacioni është ndërprerë

Një kamion tërheqës është përmbysur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkup – Bllacë, pas së cilës qarkullimi është ndërprerë.
Siç bën të ditur MPB-ja, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar për GP Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet në vend malli, i pranishëm është edhe shërbimi doganor”, thuhet në MPB.



