Një japonez ka qenë “në pritje të ekzekutimit” që nga viti 1968 – tani ai është shpallur i pafajshëm

Një japonez është shpallur i pafajshëm për vrasje të shumta, në një gjyq të ndjekur nga afër që ka ngritur pikëpyetje rreth përdorimit të dënimit me vdekje nga Japonia.

Sipas mediave të huaja, Iwao Hakamada, 88 vjeç, u dënua me varje në vitin 1968 pasi u shpall fajtor për vrasjen e shefit të tij, gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre adoleshentë, dhe vënien e zjarrit në shtëpinë e tyre dy vjet më parë.

Ish-boksieri profesionist kaloi 46 vjet “duke pritur dënimin me vdekje” – që besohet të jetë koha më e gjatë e kaluar në dënim të tillë nga çdo i burgosur në mbarë botën.

Siç vënë në pah mediat, pavarësisht dënimit me vdekje, Hakamada nuk u ekzekutua për shkak të apelimeve të gjata dhe procesit të rigjykimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button