Një i vdekur dy të plagosur dhe katër të arrestuar nga incidenti i përgjakshëm në Fushë Topanë

MPB ka dalë me detaje lidhur me përleshjen e armatosur në Çair, ku sipas tyre një person ka mbetur i vdekur, dy të tjerë janë plagosur. Lidhur me ngjarjen ata kanë njoftuar se kanë arrestuar katër persona.
“Më date 11.02.2025 në orën 00.06 në SPB Shkup, nga Spitali i Qyteti ‘Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se tek ata, me lëndime nga arma e zjarrit janë sjellur H.B (35) dhe A.D. (35) që të dy nga Shkupi, dhe se më vonë H.B ka humbur jetën, ndërsa mbi A.D është kryer intervenim dhe është ndaluar për mjekim. Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ata më herët kanë marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit. Për shkak lëndimeve nga arma e zjarri në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe N.D nga Shkupi. Po ashtu, pas masave të ndërmarra, ndërsa nën dyshimin se kanë marrë pjesë në përleshjen, zyrtarë policor nga SPB Shkup rreth orës 01.40 në spitalin e kanë arrestuar B.B (39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit e kanë arrestuar N.D (22) nga Shkupi, ndërsa pak më vonë janë gjetur dhe arrestuar edhe R.R (41) dhe K.T (28) që të dy nga Shkupi”, kanë deklaruar nga policia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button