Një i vdekur dhe një i plagosur nga incidenti në Fushë Topanë
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/333.png)
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një përleshje me armë që ndodhi mbrëmë në Fushë Topanë në Shkup.
Sipas informacioneve të Kanal 5, të dy personat janë të moshës 35 vjeç.
Nga Spitali i Qytetit “Shën Naum Ohri” thonë se viktima është sjellë në spital pa shenja jete, ndërsa i plagosuri është në gjendje të qëndrueshme.
Nga MPB ende nuk ka informacione të sakta se çfarë ka ndodhur dhe cilat kanë qenë motivet e të shtënave. Më shumë informacione gjatë ditës.