Një hotel në Mostar refuzoi të akomodonte një turist izraelit për shkak se ka fyer myslimanët

Një hotel në Mostar, në jug të Bosnjës e Hercegovinës, refuzoi të akomodonte një turist izraelit për shkak se kishte fyer myslimanët, transmeton Anadolu.

Uebsajti izraelit “Ynet” pretendoi se shtetasit izraelit Ofek Levy iu mohua hyrja në një hotel në Mostar ku ai kishte kërkuar akomodim përmes faqes ndërkombëtare të rezervimeve “Booking”.

Ndërsa Levy i pohoi “Ynet” se iu mohua hyrja në hotel për shkak të kombësisë së tij, vajza e pronarit të hotelit në Mostar i mohoi këto pretendime në një intervistë për Anadolu.

Vajza e pronarit të hotelit, e cila dëshiroi të mbetet anonim, tha se qëndrimi i turistit izraelit u anulua për arsye sigurie, duke shtuar: “Kushdo që fyen vendin tonë nuk mund të qëndrojë në shtëpinë tonë. Personi në fjalë bëri vërejtje fyese kundër myslimanëve para derës. Ai mund të thotë gjëra të tilla në vendet ku lejohet, por jo këtu”.

Ajo tha se ata kanë ndërprerë edhe bashkëpunimin me kompaninë e rezervimeve në fjalë dhe se nuk mund të jepte informacione të mëtejshme për shkak të nisjes së një hetimi për incidentin.

Gruaja vuri në dukje gjithashtu se kishte dëshmitarë të asaj që ndodhi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button