Një grup miliarderësh amerikanë nxitën shtypjen e protestave pro-palestineze në New York

Grupi miliarderësh që synonte të formësonte opinionin publik të SHBA-së për gjenocidin e Izraelit në Gaza i bëri presion kryebashkiakut të Nju Jorkut që të shtypte protestat pro-palestineze.

— Një grup miliarderësh dhe liderësh biznesi, duke përfshirë Daniel Lubetzky, Daniel Loeb, Len Blavatnik dhe Joseph Sitt, i kërkuan privatisht kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, të “përdorte policinë për të shpërndarë protestat pro-palestineze në Universitetin e Kolumbisë”.

— Këta individë mbajtën një takim në Zoom me kryebashkiakun Adams, duke diskutuar për donacionet politike, duke bërë presion mbi udhëheqjen e Kolumbisë dhe duke ofruar financimin e hetuesve privatë për të ndihmuar policinë.

— Grupi i bisedës, i iniciuar nga një punonjës i Barry Sternlicht, “synonte të formësonte opinionin e SHBA-së për gjenocidin në Gaza në favor të Izraelit”.

— Anëtarët e grupit, i cili u zgjerua në rreth 100 individë, përfshinte figura të shquara si Howard Schultz, Michael Dell dhe Bill Ackman.

— Biseda përfshinte gjithashtu aktivitete të tilla si informime private me zyrtarë izraelitë, shfaqje të filmave të Ushtrisë Izraelite (IDF) dhe një fushatë mediatike kundër Hamasit.

— Përpjekjet e grupit u shtrinë në ndikimin e pikëpamjeve amerikane për gjenocidin në Gaza dhe mbështetjen e Izraelit përmes iniciativave të ndryshme, duke përfshirë donacionet për kryebashkiakun Adams.

Burimi: WaPo

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button