Një 77 vjeçare ka humbur jetën nga zjarri në Debërcë

Një 77-vjeçare ka humbur jetën nga zjarri në Debërcë, ndërsa zjarrfikësit kanë shpëtuar dy persona të djegur, transmenton Alfax.
Komandanti i Njësitit Territorial të Zjarrfikjes së Ohrit, Borko Jankulloski, ka informuar se zjarri është raportuar sot në mëngjes në ora 08:25, ndërsa në vendngjarje janë dërguar pesë zjarrfikës me dy vetura intervenuese. Nuk dihen shkaqet e zjarrit. Jankullovski apelon qytetarët që t’i pastrojnë oxhaqet me kohë dhe të kenë kujdes gjatë përdorimit të kabllove zgjatuese.Alfax.