Një 46-vjeçare nga Filipinet denoncon dhunën fizike dhe mbylljen me forcë nga partneri dhe djali i tij nga Tetova

Një shtetase nga Filipinet ka denoncuar në polici një rast të rëndë të dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethinën e Tetovës.

Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, rasti është denoncuar më 05.02.2026, rreth orës 18:40. Viktima, një grua 46-vjeçare me qëndrim të rregullt në Krushevë, ka raportuar se pas një keqkuptimi paraprak, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor, 50-vjeçari me iniciale Sh.A., dhe djali i tij, A.A.

Përveç dhunës fizike, ajo ka deklaruar se dy personat e kanë mbajtur të mbyllur me forcë brenda objektit ku ajo ishte e punësuar.

Nga Policia e Tetovës bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojnë parashtresat përkatëse ligjore ndaj autorëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button