Një 19-vjeçare nga Gostivari është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një veturë

Herët në mëngjes rreth orës dy në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, një veturë ka goditur një 19-vjeçare nga Gostivari dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në aksident, K.S. ka marrë lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Ferid Murad”.
Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, mbikëqyrje ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar.



