Niset avioni i parë nga aeroporti i Damaskut pas rrëzimit të regjimit të Asadit në Siri

Përderisa Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut sërish filloi me funksionim pas rrëzimit të regjimit Baath në Siri, avioni i pasagjerëve i “Syrian Airlines” po bën udhëtimin e parë nga Damasku në Halep, raporton Anadolu.

Pasi regjimi i partisë Baath ra më 8 dhjetor, aeroporti i Damaskut ishte i mbyllur për fluturime. Pas përgatitjeve aeroporti sërish filloi të funksionojë.

Avioni i pasagjerëve i “Syrian Airlines” u nis nga Damasku për në qytetin e dytë më të madh sirian Halep, duke realizuar kështu fluturimin e parë pas regjimit.

Rihapja e aeroportit u ndoq me një interesim të madh.

Bashar al-Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit më 8 dhjetor morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button