Nis kontrollimi i cilësisë së ajrit

Në prag të sezonit të ngrohjes, Ministria e Mjedisit së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit kanë filluar aksion për kontrollin e cilësisë së ajrit, shkruan Alsat.

Për, këtë qëllim janë formuar ekipe të përziera, që  inspektorët e një qyteti do të kryejnë inspektime në qytete tjera.

Fillimisht do të kontrollohen kapacitet prodhuese ku do të vizitohen objektet më të mëdha industriale në rajonin e Shkupit, dhe më pas qytetet e tjera.

“Sipas planeve në muajt e vjeshtës dhe dimrit dhe në bazë të metodologjisë për rrezik, nga ana jonë tani më janë planifikuar inspektime të rregullta në subjektet me eko-leje të integruara në të gjithë territorin e shtetit. Gjatë inspektimeve, përveç inspektorëve tanë do të marrin pjesë edhe të punësuarit e ministrisë, e cila I përgatit miratimet e lejes për inspektim”, tha Ivana Ginovska, Drejtore e Inspektoratit të Mjedisit./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button