Nipi i Ali Ahmetit: Petardat i kam ble në mënyrë legale

Drin Ahmedi, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pretendon se mjetet piroteknike të gjetura në bagazhin e xhipit të tij janë blerë legalisht.

“Për momentin nuk do të komentoj detajet sepse ka një hetim dhe procedurë në vazhdim dhe ekipi im ligjor po punon për këtë. Vetëm këtë mund të them, mjetet piroteknike janë blerë legalisht, ndërsa të gjitha dhuratat e tjera në veturë janë për mbesat dhe nipërit e mi”, ka thënë Ahmedi në një prononcim për portalin “Shkupi 1”.

Sot Prokuroria tha se mjetet piroteknike të sekuestruara janë ende në hetim. Nga atje tashmë kanë bërë të ditur se për incidentin është njoftuar prokurori publik dhe se varësisht nga faktet që do të vërtetohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës.

Ahmedi u ndalua në stacion më 30 dhjetor pasi policët ndaluan automjetin e tij dhe gjetën mjete piroteknike në të.

Në bagazhin e makinës së tij Range Rover me targa të Shqipërisë u gjetën 749 mjete piroteknike. Ai u bë i njohur për publikun pasi u bë pronar i qendrës së biznesit “Soravia”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button