Nikolloski: Po punojmë në realizimin e hekurudhës drejt Bullgarisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se dallimi kyç mes kësaj Qeverie dhe asaj të kaluarës është që kjo Qeveri punon dhe jep rezultate, për dallim nga vite më përpara kur kishte ngecje dhe nuk punoheshe asgjë.

Ai përmendi realizimin e hekurudhës nga korridori 8 dhe 10.

“Ne kemi thënë se nuk do të shpenzojmë mbi gjysmë miliardë euro para të tatim paguesve vendorë për projekte që përfundojnë në një tunel të verbër dhe për këtë kemi hyrë në bisedime serioze me Bullgarinë që të kërkojmë edhe ata të investojnë. Kemi pasur tre kërkesa, para një muaji Bullgaria i ka pranuar tre kërkesat. Kërkesa e parë ishte që ta ndërtojnë pjesën e tyre që mungon, kërkesa e dytë ka qenë nga Sofja deri në Gjueshevë ku ka hekurudhë në letër, por është jofunksionale, që të investojë para dhe ta ndërtojnë, ndërsa kërkesa e tretë ishte që tuneli të ndërtohet plotësisht”, tha Nikolloski.

Siç informoi Nikolloski, po bisedohet versoni final i tekstit që duhet ta nënshkrajnë dy palët, ndërsa gjithashtu Bullgaria ka shpallur edhe tender për ndërtimin e hekurudhës plotësisht të re në relacionin Sofje – Gjueshevë.

Faza e ardhshme, siç paralajmëroi do të jenë bisedimet me Shqiërinë që të ndërtohet edhe pjesa perëndimore e Korridorit 8.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button