Nigeri, të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur kur një kamion cisternë që mbante karburant shpërtheu në Nigerinë veriperëndimore, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i policisë, Lawan Adamu për AA bëri të ditur se cisterna shpërtheu përgjatë rrugës në autostradën Kano-Hadejia në zonën e qeverisë lokale Taura në shtetin Jigawa.

Adamu theksoi se incidenti ndodhi mbrëmë, me cisternën që shkaktoi një zjarr masiv flakët e të cilit zgjatën deri në orët e mëngjesit të sotëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button