Ngushëllimi i kryeparlamentarit Gashi për Shpat Kasapin: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shpatin!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Në një mesazh ngushëllimi, Gashi u shpreh se humbja e artistit të dashur ka prekur zemrat e të gjithëve.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi na preku në zemër të gjithëve. Ai ndriçoi skenën dhe zemrat me talentin dhe shpirtin e tij të ngrohtë,” shkroi Gashi.
Ai i dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjes së Kasapit, miqve dhe të gjithë admiruesve të muzikës së tij.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën artin e tij. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë përmes këngës së tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shpatin!” theksoi kryeparlamentari.



