Ngjarje makabre në Koçan: Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje, dyshimet e para janë tmerruese!

Një ngjarje rrëqethëse ka alarmuar sot autoritetet dhe banorët e komunës së Zërnocit, në rajonin e Koçanit. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur paraditen e sotme, rreth orës 10:40, në afërsi të Lumit të Zërnocit, në vendin e quajtur “Goshevski Orev”.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme (Sektori për Punë të Brendshme Shtip). Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në fazë të dekompozimit. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore e Koçanit për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Dyshime për vrasje dhe dhunë ekstreme
Ndonëse autoritetet janë treguar të kujdesshme në deklarata, mediat rajonale kanë publikuar informacione tronditëse. Sipas burimeve paraprake dhe jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një vajzë, identiteti i së cilës ende nuk dihet, e cila mund të jetë dhunuar dhe i është prerë koka.
Prokuroria ka njoftuar se trupi është dërguar menjëherë për obduksion (autopsi) për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe kohën kur ka ndodhur ngjarja. Deri në këto momente, viktima mbetet e paidentifikuar.
”Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur vdekja,” deklaruan nga MPB për mediat.



