Nga viti i ardhshëm, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të instalojë sisteme transporti inteligjente në Korridorin 10

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, së bashku me ministrat e Transportit dhe Infrastrukturës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Implementimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit, njoftoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Me Deklaratën, vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë përpjekje për vendosjen e sistemeve inteligjente në trafikun hekurudhor dhe rrugor të korridoreve evropiane, si parakusht për transport efikas.

Ministri Boçvarski theksoi se zhvillimi dhe implementimi i sistemeve inteligjente të transportit në thelb janë zhvillimi i rrjeteve të transportit sipas standardeve evropiane dhe theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut në këtë pjesë është tërësisht e përqendruar në modernizimin e korridoreve përmes sistemeve të tilla ITS.

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, thuhet në kumtesë, Qeveria miratoi Strategjinë Kombëtare për Sisteme Transporti Inteligjente 2023-2032 dhe në Strategjinë Kombëtare renditen synimet për zbatimin e tyre në periudhën deri në vitin 2030.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024 pres që të zgjedh kontraktorin dhe të fillojë me implementimin e sistemeve ITS përgjatë Korridorit 10, nga Velesi deri në pikën kufitare Bogorodicë dhe në fazën e dytë t’i instaloj nga Velesi deri në pikën kufitare Tabanoc. Kjo përfshin instalimin e sistemeve të menaxhimit të trafikut si shenja me përmbajtje të ndryshueshme, një sistem kamerash numërimi, një sistem kategorizimi të automjeteve, stacione meteorologjike për monitorimin e kushteve të motit dhe një qendër rajonale të kontrollit për ITS”, tha ministri Boçvarski në kumtesë.

Si synim afatmesëm është paraparë zbatimi i ITS dhe Korridorit 8, si dhe pjesa Tetovë – Unaza Shkup – Milladinovc deri në Shtip.

Në panelin për sistemet e ITS në kuadër të këshillit ministror, ​​ministri Boçvarski theksoi se vendosja e teknologjive të tilla informative dhe komunikuese në komunikacion do të kontribuojë për transport më të sigurt, më efikas dhe të qëndrueshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button