Nga nesër, Danimarka merr kryesimin e Këshillit të BE-së

Danimarka, duke filluar nga nesër deri më 31 dhjetor të këtij viti, do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian. Ajo paralajmëron se gjatë kësaj periudhe do të fokusohet në ndërtimin e një Evrope të sigurt, konkurruese dhe të gjelbër.

Nën moton “Një Evropë e fortë në një botë që ndryshon”, Danimarka do të udhëheqë Këshillin e BE-së, duke u angazhuar për ndërtimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të përgatitur për sfidat e kohës.

Bashkimi Evropian po përballet me një rend të ri ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguria, konkurrenca strategjike dhe ekonomike globale, si dhe nivele të larta të konflikteve. Prandaj, BE-ja duhet të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë të pavarur. Forca e saj qëndron, ndër të tjera, në unitetin evropian, bazën e fortë ekonomike, demokracitë e qëndrueshme dhe shoqëritë me ekuilibër social.

Kjo forcë duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të përdoret për të promovuar dhe mbrojtur si interesat evropiane, ashtu edhe rendin juridik ndërkombëtar, thuhet në programin e punës së presidencës daneze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button