Nga festa e Fitores së Turqisë, Ibrahimi thekson aleancën strategjike mes dy vendeve

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në shënimin e 103-vjetorit të Ditës së Fitores në Republikën e Turqisë.

“Me ftesë të Sh.T. Ambasadorit të Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, dhe atasheut ushtarak, kolonel Recai Yılmaz, së bashku me kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, morëm pjesë në shënimin e 103-vjetorit të Ditës së Fitores”, shkroi Ibrahimi.

Ai theksoi se Turqia mbetet një aleat i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe një partner i fuqishëm në fusha të tjera.


“Republika e Turqisë mbetet miku dhe aleati ynë në kuadër të NATO-s, duke kontribuar në paqe e siguri, por edhe në investime serioze. Këtë e dëshmon më së miri miqësia vëllazërore që kemi kultivuar ndër shekuj”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button