Nga Berlini në Paris për 8 orë, treni i shpejtësisë së lartë niset në dhjetor

Një tren i ri me shpejtësi të lartë që do të mundësojë udhëtimin nga Berlini në Paris për tetë orë do të fillojë të funksionojë në dhjetor, njoftuan sot përfaqësues të operatorit hekurudhor gjerman “Deutsche Bahn”.
Udhëtimi mes kryeqyteteve të Gjermanisë dhe Francës do të jetë pa ndalesë dhe treni do të ndalet vetëm në Frankfurt, Strasburg dhe Karlsruhe.
Treni do të operohet bashkërisht nga “Deutsche Bahn” dhe operatori francez SNCF.

“Kjo është lidhja e parë ditore e drejtpërdrejtë midis kryeqyteteve të Gjermanisë dhe Francës, dhe është gjithashtu një simbol i Evropës në rritje”, tha CEO i Deutsche Bahn, Michael Peterson.

Treni do të niset nga Berlini në orën 11:54 dhe do të mbërrijë në Paris në orën 19:55 çdo ditë.

Nisja nga Parisi është planifikuar për në orën 9:55 dhe mbërritja në Berlin në orën 18:03.

Çmimi fillestar për një biletë treni të klasit të dytë do të jetë 60 euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button