Netanyahu sulmon kryeministrin kanadez për komentin mbi ‘gjenocidin’ në Gaza

Kryeministri izraelit ka kritikuar ashpër homologun e tij kanadez, Mark Carney, për deklaratat e bëra gjatë një tubimi elektoral në Kanada më herët gjatë javës.
Sipas raporteve të mediave kanadeze, Carney u ndërpre gjatë një eventi në Calgary nga një protestues që bërtiti: “Zotëri Carney, ka një gjenocid në Palestinë!”
Kreu i Partisë Liberale u përgjigj: “Jam i vetëdijshëm. Prandaj kemi një embargo armësh.”
Një ditë më vonë, Carney e tërhoqi deklaratën, duke thënë se nuk e kishte dëgjuar fjalën “gjenocid”.
Grupi për avokimin e drejtësisë dhe paqes në Lindjen e Mesme, Canadians for Justice and Peace in the Middle East, e përshkroi episodin si “të papranueshëm” dhe i bëri thirrje Carney-t të njohë gjetjet e ekspertëve të OKB-së, studiuesve të gjenocidit dhe grupeve të të drejtave të njeriut që e kanë cilësuar luftën e Izraelit në Gaza si gjenocid.