Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit ishte preciz dhe i fuqishëm, ai arriti të gjitha qëllimet e tij

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmi ajror izraelit që vu në shënjestër aftësitë e mbrojtjes ajrore të Iranit dhe objektet e prodhimit të raketave ishte preciz dhe i fuqishëm dhe i njëjti arriti qëllimin e tij, raporton Anadolu.

Netanyahu komentoi sulmet ajrore të mëngjesit të së shtunës të kryera nga ushtria izraelite në pikat ushtarake në Iran.

“Ne premtuam se do t’i përgjigjemi sulmit iranian dhe sulmuam të shtunën. Sulmi ndaj Iranit ishte preciz dhe i fuqishëm dhe i arriti qëllimet e tij”, tha kryeministri izraelit.

Duke pretenduar se sulmet raketore të 1 tetorit nga Irani ndaj Izraelit kanë dështuar, Netanyahu tha se bombarduesit izraelitë goditën aftësitë mbrojtëse dhe prodhuese të raketave të Iranit.

Presidenti iranian, Massoud Pezeshkuan, sot tha se do t’i përgjigjet sulmit të Izraelit ndaj vendit të tij me masa paraprake.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button