Netanyahu i thotë jo armëpushimit ndërsa presioni rritet nga vendet perëndimore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka riafirmuar kundërshtimin e tij për një armëpushim në Gaza, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar.

Netanyahu këmbënguli se kishte mbështetje nga izraelitët për të vazhduar ofensivën tokësore në Gaza, duke thënë se kishte marrë një letër nga familja e një ushtari të vrarë në luftime.
Ai citoi rreshta nga letra ku shkruhej, “keni mandat për të luftuar, nuk keni mandat të ndaleni në mes”.

Komentet e tij pasojnë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm nga ministri i jashtëm i Francës i cili aktualisht ndodhet në Izrael dhe një artikull të përbashkët nga ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë që bën thirrje për një armëpushim “të qëndrueshëm”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button