Netanyahu: Flotilja e Gazës pjesë e “fushatës së delegjitimimit”

Kryeministri izraelit ka lavdëruar forcat izraelite që bastisën dhe ndaluan anëtarët e flotiljes.
“Unë përgëzoj ushtarët dhe komandantët e marinës që e kryen misionin e tyre në Ditën e Yom Kippur-it në mënyrën më profesionale dhe efikase”, tha Netanyahu në një deklaratë, duke iu referuar një feste të shenjtë hebraike.
“Veprimi i tyre i rëndësishëm parandaloi dhjetëra anije të hynin në zonën e luftës dhe zmbrapsi një fushatë të delegjitimimit kundër Izraelit”.
Siç kemi raportuar, organizatat më të mëdha botërore për të drejtat e njeriut e kanë dënuar ndërprerjen e flotiljes nga Izraeli si të paligjshme.