Netanyahu e quan OKB-në “antisemite” pas raportit mbi gjenocidin në territoret palestineze

Izraeli ka reaguar ndaj raportit të Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar Hetimor të Kombeve të Bashkuara (OKB) për krimet e kryera në territoret e pushtuara palestineze, i cili dokumenton gjenocidin e kryer nga ushtria izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar OKB-në si “antisemite, të korruptuar dhe sponsorizuese e terrorit” lidhur me raportin e saj që zbulon se Izraeli ka kryer akte gjenocidi duke shkatërruar sistematikisht objektet palestineze të shëndetit seksual dhe riprodhues.

Netanyahu pohoi se OKB-ja “ka zgjedhur edhe një herë të sulmojë Izraelin me akuza të rreme, duke përfshirë akuza të pabaza për dhunë seksuale”.

OKB-ja u shënjestrua në mënyrë të ngjashme në një postim nga llogaria në X e Ministrisë së Jashtme izraelite, e cila tha se “Ky është vërtet një dokument i neveritshëm i llojit që vetëm një organizatë antisemite si OKB-ja mund të prodhojë”.

OKB: Izraeli kryen gjenocid duke synuar sistemin e shëndetit riprodhues të palestinezëve

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së, në lidhje me hetimin mbi krimet e kryera në territoret e pushtuara palestineze, publikoi sot raportin e ri në kuadër të sesionit të 58-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Raporti, i cili dokumenton shkelje ndaj grave, vajzave dhe burrave palestinezë në territoret e pushtuara palestineze që nga 7 tetori 2023, tha se Izraeli po përdor gjithnjë e më shumë forma seksuale, riprodhuese dhe forma të tjera të dhunës me bazë gjinore kundër palestinezëve për t’u mohuar atyre të drejtën e tyre për vetëvendosje.

“Izraeli po kryen akte gjenocidi përmes shkatërrimit sistematik të objekteve të shëndetit seksual dhe riprodhues”, thuhet në raport.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button