Netanyahu do të arrestohet në rast se shkon në Bruksel
Belgjika, e cila është shtëpi e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, njoftoi se do të zbatojë urdhërarrestin e lëshuar ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), raporton Anadolu.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Belgjikës, Florinda Baleci, në deklaratën për Anadolu, vlerësoi urdhërarrestin ndaj Netanyahu dhe Gallant.
Ajo rikujtoi se shtetet kanë përgjegjësinë për të zbatuar urdhërarrestet, duke theksuar se sipas nenit 86 të Statutit të Romës, shtetet palë kësaj marrëveshje, kanë detyrim ligjor që të bashkëpunojë plotësisht me GJNP-në.
Baleci tha se Belgjika mbështet plotësisht respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe funksionimin e pavarur të GJNP-së. “Prandaj, çdo person që ndaj tij ka urdhërarrest nga Gjykata, nëse është në tokat e Belgjikës, autoritetet belge do t’i përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të Statutit të Romës”, u shpreh ajo.
Dje, Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit dhe ish-shefin e mbrojtjes për shkak të “krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Gaza”.
Netanyahu së fundmi e kishte vizituar Brukselin në vitin 2017.