Netanjahu pretendon se ushtarët e tij e kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar.
Sipas mediave të huaja, kryeministri i Izraelit ka thënë: “Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”.
“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, tha më tej Netanyahu.



