Nesër VLEN me Albin Kurtin në takim me diasporën e Zvicrës

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti së bashku me kandidatin për president të opozitës shqiptare VLEN dr. Arben Taravani dhe liderët e partive të tjera të bllokur opozitar, gjate fundjavës do të vizotojnë Zvicrën. Ata të shtunën në Cyrih do mbajnë një tubim me diasporen shqiptare.

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata elektorale qe tri javë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në dy runde zgjedhore, më 24 prill dhe 8 maj. Në garë për kreun e shtetit marrin pjesë gjithsej shtatë kandidatë nga katër koalicione dhe tri parti politike. Arben Taravari eshte kandidat potencial për president nga koalicionit VLEN, që përbëhet nga katër parti opozitare shqiptare.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur simpatinë dhe mbështetjen e plotë për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndikimi i tij, pritet të reflektojë fuqishëm edhe në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Në Zvicërr janë më shumë se 300,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë, prej te cileve 250.000 janë nga Kosova, kurse mbi 60 mije shqiptare janë nga Maqedonia e Veriut.

