Nesër seanca e Gjykatës Supreme për rastin Alfa, shpresa për rigjykim

Gjykata Supreme do të mbajë seancë nesër (e martë, 21 nëntor) lidhur me rastin Alfa, për të cilin akoma po vuan dënim me burg Agim Islami, ndërsa ishte akuzuar edhe i ndjeri Rexhail Qerimi, përkundër provave që ka ofruar mbrojtja se këta të dy nuk janë kryerësit e veprës penale.

Familjarët e Agim Islamit shpresojnë që më në fund të arrihet drejtësia dhe rasti të kthehet në rigjykim, e si rrjedhojë Agim Islami të shpallet i pafajshëm.

Përmes rrjeteve sociale, familjarët paralajmëruan se presin që nesër të jetë “një ditë e madhe” dhe më në fund të ketë drejtësi për rastin Alfa.

Agim Islami është i dënuar përjetësisht për vrasjen e policit shqiptar më 26 nëntor të vitit 2008, në parkingun pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Pala mbrojtëse e Islamit ka dorëzuar ekspertizën e përgatitur në Serbi, ku është konstatuar se Agim Islami dhe i ndjeri Rexhail Qerimi nuk janë kryerësit e veprën penale dhe se të njëjti janë dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button