Nesër festa ortodokse e “Shpirtrave”, regjim i posaçëm komunikacioni

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër me datë 09.03.2024 (e shtunë), për shkak të festës fetare të Shpirtrave, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të veçantë të komunikacionit për qarkullim të sigurt dhe pa probleme, raporton Alfax.

“Duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, qarkullimi për në varrezat e Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të shkojnë nëpërmjet rrugës “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas nga “Aleksandar Urdarevski”, nëpërmjet rrugës “Boca Ivanova”,  dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit. Dhe për të dalë nga varrezat, në rrugën “Boca Ivanova”, në rrethrrotullim në rrugën “Butelska”, pastaj majtas përgjatë rrugës “Butelska” dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfulla”.
Regjim i posaçëm i qarkullimit do të vendoset edhe në afërsi të varrezave të Kamnikut dhe Gjorçe Petrovit. SPB Shkup apelon deri tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë”, njofton MPB.

Besimtarët ortodoks festojnë Festën fetare të Shpirtrave në nder të shpirtrave të të vdekurve. Në këtë ditë zakonisht vizitohen varrezat e më të afërmve të ndjerë.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button