Nesër do të kuptohet sa qytetarët do të “digjen” më shumë për rrymë

Propozimi për çmimin e ri të energjisë elektrike tashmë është tek rregullatori, pasi që sot e ka dorëzuar furnizuesi universal EVN Home. Komisioni i cili udhëhiqet nga Marko Bislimovski duhet të miratimin amin dhe nesër të njoftojë nëse dhe sa do të rritet çmimi i rrymës.

E përderisa çmimi i ri po përgatitet, kryetari i Komisionit Rregullator Bislimovski pretendon se nuk do të ketë goditje të madhe apo çmim të lartë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është optimist dhe beson se rryma nuk do të shtrenjtohet fare. Përkundër kërkesave të Elektrodistributorit dhe MEPSO-s për rritje prej 13.4 për qind dhe operatorit MEMO për gati 36 për qind, optimizmi i ministrit vjen nga të dhënat financiare që ka për kompanitë energjetike.

E reja është tarifa e aksesit në rrjet, e cila do të futet nga janari dhe që do ta paguajnë ata që kanë matës dhe nuk konsumojnë energji elektrike. Me këtë, pritet që një numër i madh i qytetarëve të zvogëlojnë sasinë për bartje dhe shpërndarje, e cila deri më tani ishte më e lartë se sa energjia e konsumuar për shumë njerëz. Në këtë mënyrë, thotë Bekteshi, do të vendoset drejtësi në shpërndarjen e kësaj kostoje.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button