Nënshkruhet kërkesa për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.



