Nënkryetari i Parlamentit të Serbisë kërkon ndalim të menjëhershëm të eksportit të armëve për Izraelin

Nënkryetari i Parlamentit të Serbisë, Edin Djerlek, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia drejt Izraelit.
Duke folur në parlament, Djerlek deklaroi se ushtria izraelite po kryen “gjenocid ndaj popullit palestinez në Gaza, në një nga mënyrat më brutale që mban mend bota moderne – duke i uritur dhe vrarë pa mëshirë civilët e pafajshëm, kryesisht gra dhe fëmijë”, sipas agjencisë së lajmeve Fonet.
Ai shtoi se partia e tij, Partia për Drejtësi dhe Pajtimin, është duke përgatitur një projekt-rezolutë për pezullimin e eksportit të armëve nga Serbia në Izrael, e cila do t’i paraqitet parlamentit “sa më shpejt që të jetë e mundur”.