Nëna e Leotrimit: Po ndjehem mirë që djali jem paska qenë i krejt shqiptarëve

Shukrie Ahmeti, nëna e Leotrimit të vrarë nga forcat serbe, ka deklaruar për RTK-në se është e lumtur për skulpturën kushtuar djalit të saj të ndjerë dhe se kjo është një vepër që e ka nderuar, pas inaugurimit të skulpturës së djalit të saj, në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt.
“Po ndjehem mirë se djali jem kishte qenë i krejt shqiptarëve. Faleminderit atij që është kujtu për me rregullu këtë përmendore, më kanë nderu e më kanë gëzu”, tha nëna Shukrie.



