Në vitin 2024 kostoja e jetesës u rrit për 3.5 për qind

Kostoja e jetës në vitin 2024, krahasim me vitin 2023, shënon rritje prej 3,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikës.

Në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, indeksi i çmimeve ka shënnuar rritje për 4,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,3 për qind.

Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2024 ka qenë e ndryshme midis grupeve individuale të konsumit.

Rritje të indekseve është shënuar në të gjitha grupet: Restorante dhe hotele për 9,9 për qind, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 7,6 për qind, Shëndetësi për 5,3 për qind, Mallra dhe shërbime të ndryshme për 5,1 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 4,9 për qind, Mobilje, mallra shtëpiake dhe mirëmbajtje shtëpiake për 3,8 për qind, Veshje dhe këpucë për 3,1 për qind, Komunikime, Ushqime dhe pije joalkoolike për 2,9 për qind, Transport, Banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 1,4 për qind dhe Arsim për 0,2 për qind.

Lëvizja e indeksit të çmimeve të shitjes me pakicë në vitin 2024 ka qenë gjithashtu e ndryshme në grupet individuale të produkteve. Rritje të indekseve është shënuar në të gjitha grupet: Produkte bujqësore për 7,1 për qind, Shërbime për 5.0 për qind, Pije për 4,0 për qind, Produkte ushqimore industriale për 3,5 për qind, Produkte industriale joushqimore dhe duhan për 2,1 për qind.

Rritja e inflacionit në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet paraprak: transport për 4,8 për qind, rekreacion dhe kulturë për 1,7 për qind, restorante dhe hotele për 0,4 për qind, veshje dhe këpucë për 0,2 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0,1 për qind.

Në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024, u shënua ulje e kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: komunikimet për 0,4 për qind, ushqimet dhe pijet joalkoolike për 0,3 për qind, mobiljet, amvisëritë dhe mirëmbajtja e amvisërive për 0,2 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: pije alkoolike, duhan dhe narkotikë, strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, shëndetësi dhe arsim mbeten në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.

Indeksi i çmimeve me pakicë në dhjetor 2024 krahasuar me nëntorin 2024 ishte 1,2 për qind, publikoi ESHS.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button