Në valën e problemeve, Arsovska rikthen përmendoren e “kasapit” – Qoseto

- Qyteti i Shkupit, në krye me Danella Arsovskën po rikthen përmendoren e Andon Llazarit – Qoseto në Shkup, edhe pse ishte hequr tashmë dy herë.
Në rrethrrotullimin drejt Autokomandës së Shkupit, është vendosur tabela njoftuese për vendosjen e tij.
Në Qytetin e Shkupit ku merret vendimi për përmendoret, aktualisht dominon koalicioni BDI-Arsovska.
Kjo përmendore është vendosur tek kompleksi i Gjykatave, por i njëjti u largu në shkurt të 2018 nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me arsyetimin se është e paligjshme. Por atëherë kishte shkaktuar edhe reagime të shumta për shkak të natyrës së tij kontroverske dhe faktit që ka qenë në “kasap” i njohur.
Pasi Arsovska mori mandatin e të pares së Shkupit, premtoi rikthimin, por pak kilometra më larg. Arsovska pati deklaruar se “Andon Llazov ka qenë revolucioner dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ka vepruar në mënyrë jo selektive”.