Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve koha e pritjes në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në qarkoren Manastir, drejtimi rrugor Prilep – Resnjë komunikacioni do të rikahëzohet nëpër qytet për shkak të zjarrit aktiv.
Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën raonale R1103 Negotinë – Shtip, aëfr f.Pepelishtë, komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminët janë si në vijim:

-e premte prej orës 17:00 – 22:00

-e shtunë prej orës 09:00 deri 18:00 dhe

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup – Ohër – Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme:

-e premte prej orës 15:00 – 22:00,

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button