Në sulmet izraelite në Gaza vriten 22 palestinezë, përfshirë fëmijë

Në sulmet e kryera nga forcat izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, janë vrarë 22 palestinezë, përfshirë fëmijë ndërsa janë plagosur shumë persona, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli kreu sulme në pjesë të ndryshme të Khan Younis, duke përfshirë jugun, perëndimin dhe kampin e refugjatëve.

Në lajm thuhet se 20 persona në Khan Yunus humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet. Në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë.

Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në rajonin Deir el-Beleh të Rripit të Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button