Në Shkup janë gjobitur 53 shoferë, 15 pa patentë shoferë

Në kontrollet në komunikacion vetëm në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 153 masa, kumtuan nga MPB-ja.
Siç theksohet në kumtesë, prej tyre 16 janë sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferë, pesë sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), shtatë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikim të alkoolit…
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmëruan nga MPB-ja dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor.



