Në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Qeveria njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, i kushtuar Planit për Rritje.
“Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”, thuhet në njoftim.
Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor
Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro.