Në Rripin e Gazës hynë 55 kamionë me ndihma përmes pikës kufitare Rafah

Gjithsej 55 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë nga pika kufitare Rafah në Rripin e Gazës në të cilin rifilluan sulmet pas përfundimit të “pauzës humanitare” të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.
Në rajon sot ka mbërritur autokolona e parë e ndihmës humanitare pas përfundimit të “pauzës humanitare” dhe rifillimit të sulmeve dje.
Drejtori për media i pikës kufitare Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, Wael Abu Mohsen në një deklaratë për AA tha se sot në Rripin e Gazës kanë hyrë 55 kamionë me ndihma humanitare.
Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se në pikën kufitare Rafah janë marrë në dorëzim nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane 50 kamionë me ndihma humanitare.
Në deklaratë jepet informacion se në kamionë ka ushqime, ujë të pijshëm, produkte mjekësore dhe ilaçe.



