Në Republikën Çeke i vihet zjarri fabrikës së kompanisë izraelite të armëve Elbit Systems

Grupi “Earthquake Faction” tha të premten se i vuri flakën një fabrike të firmës izraelite të armëve Elbit Systems në Republikën Çeke, transmeton Anadolu.

“Më 20 mars 2026, ne goditëm epiqendrën e industrisë izraelite të armëve në Evropë. Në Pardubice, Republika Çeke, ‘Qendra e Ekselencës’ e Elbit Systems u ndërtua rishtazi në bashkëpunim me LPP, për t’i shërbyer zgjerimit global të prodhuesit më të madh të armëve në Izrael”, shkroi grupi në një deklaratë.

“Earthquake Faction”, i cili e përshkruan veten si një “rrjet nëntokësor ndërkombëtar që synon vendet kyçe kritike për entitetin sionist”, tha se ata ndërhynë për të shkatërruar pajisjet e firmës dhe për t’i vënë flakën fabrikës. Ai riafirmoi se askush nuk u lëndua.

“Për sa kohë që toka vazhdon të rrjedhë gjak nën bombat izraelite në Palestinën e pushtuar dhe në të gjithë Azinë Perëndimore, toka duhet të vazhdojë të dridhet nën këmbët e sponsorëve të pushtimit”, tha më tej “Earthquake Faction”.

Ata shtuan se çdo armë e zhvilluar nga Elbit Systems “testohet” fillimisht te palestinezët, përpara se t’u shitet qeverive ndërkombëtare, “duke zgjeruar perandorinë e ndërtuar mbi shkatërrimin e Palestinës”.

“Kudo që Elbit Systems dhe bashkëpunëtorët e tyre e errësojnë dhe fshehin biznesin e tyre të gjakderdhjes në të gjithë botën, ne do të vijmë për ta”, shtoi deklarata.

Grupi theksoi gjithashtu se nuk ka kohë për t’u “lutur qeverive ndërkombëtare bashkëpunuese”, duke u zotuar të mos “humbin frymën duke kërkuar me mirësi”.

“Në vend të kësaj, ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të shtypur mjetet e tyre për të vrarë”, shtoi ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button