Në prag lufte, Korea e Jugut shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol , shpalli gjendjen e jashtëzakonshme (ligjin ushtarak).

Në një fjalim televiziv të paparalajmëruar natën vonë, ai tha se masa ishte e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror.

Yoon tha se vendimi ishte marrë për të hequr forcat pro-koreane nga vendi dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal. “Gjendja e jashtëzakonshme synon të çrrënjosë forcat pro-koreane dhe të mbrojë rendin kushtetues të lirisë,” tha Yoon në një fjalim televiziv.
Yoon theksoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të drejtohej në gjendjen e jashtëzakonshme, por në fjalimin e tij ai nuk tregoi se çfarë masash konkrete do të merreshin.

Siç është raportuar nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap , presidenti akuzoi opozitën për “aktivitete antishtetërore që po planifikojnë një rebelim”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button