Në moshën 97-vjeçare kandidon për këshilltare, pas saj është një 81-vjeçar

Kandidatja më e moshuar për anëtar të Këshillit të Komunës së Manastirit ka 97 vjet, kanë konfirmuar për MIA nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Manastir.
Sipas të dhënave publike, më e moshuara është Cvetanka Veljanova, 97 vjeçe, kandidate e partisë politike MAAK. Menjëherë pas saj, sipas moshës, vjen kandidati Kiril Dobrusheski, 81 vjeç, gjithashtu kandidat i MAAK-ut.
Në grupin e tre kandidatëve më të moshuar për anëtarë të Këshillit të Komunës së Manastirit është edhe Trajan Kotevski, 80 vjeç, i cili garon në një listë të mbështetur nga një grup zgjedhësish.