Në Kroaci një raketë ka goditur në kokë një vajzë të vogël, ajo ka mbetur e plagosur rëndë

Një raketë ka goditur në kokë një vajzë në Orehovicë të Megjimurjës, duke e plagosur rëndë, njoftoi policia e Megjimurjes të hënën.
“Të hënën më datë 01.01.2024, rreth orës 09:00 në Orehovicë, një i mitur ka gjetur një mjet piroteknik të paaktivizuar, një raketë të markës dhe kategorisë së panjohur (paketimi është shkatërruar për shkak të përdorimit), me shumë gjasa në oborrin e një shtëpi familjare. Pasi e gjeti, ajo aktivizoi raketën, e cila në fluturim u hodh nga dritarja e shtëpisë dhe e goditi vajzën në kokë. Në repartin e Spitalit të Qarkut Çakovec është konstatuar se nga ngjarja ka pësuar lëndime të rënda në sy dhe është transferuar në Zagreb për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë policia.



