Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm temperatura arriti në -13 gradë

Më së ftohti sot në mëngjes ka qenë në Kodër të Diellit, ku është matur temperaturë prej -13 gradë Celsius, në Hanet e Mavrovës janë matur minus tetë, Krushevë minus shtatë, në Kriva Pallankë dhe Berovë minus gjashtë, ndërsa në Shkup minus dy gradë. Temperatura në minus ka edhe në Prilep, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Vinicë, Ohër, Shtip, Kavadar dhe Veles. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli me një gradë, njoftoi DPHM.

Gjatë natës moti ishte kryesisht i vranët. Frynte erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit, erë e fuqishme nga drejtimi verior. Sot mëngjesi është vranët dhe i ftohtë, nëpër disa vende fryn erë e lehtë nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -1 deri 8 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 3 gradë.
Nga DPHM theksojnë se në ditët në vijim pritet periudhë e motit stabil, por më të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë nga drejtimi verior.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button